“U arrestova prej njerëzve që pija kafe”, Elsa Lila zbulon detaje të tjera nga arrestimi

Artistja Elsa Lila ka qenë në qendër të vëmendjes këto kohë me botimin e librit të saj të parë, një libër aspak i zakonshëm, por që zbulon për publikun ditët më të vështira të këngëtares. Ditët e burgut, Elsa Lila i rrëfen me një ton ashpërsie, tipike si dikush i akuzuar pafajësisht për diçka. Ajo […]

Nëntor 27, 2024 - 20:00
 0  3
“U arrestova prej njerëzve që pija kafe”, Elsa Lila zbulon detaje të tjera nga arrestimi

Artistja Elsa Lila ka qenë në qendër të vëmendjes këto kohë me botimin e librit të saj të parë, një libër aspak i zakonshëm, por që zbulon për publikun ditët më të vështira të këngëtares.

Ditët e burgut, Elsa Lila i rrëfen me një ton ashpërsie, tipike si dikush i akuzuar pafajësisht për diçka. Ajo ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Opinion”, ku ka treguar se është bërë pjesë e kësaj “meseleje” për shkak të njerëzve me të cilët konsumonte kafe apo ndonjë birrë.

I vetmi link ishte njohja e miqësia ime me dy prej të akuzuarve, të cilët janë shqiptarë. I njihja pa e ditur se çfarë bëjnë ata. Kur isha në 41 biss, ato dy javë telefoni im u kontrollua në të gjitha celulat.”

Për herë të parë, këngëtarja e njohur ndau dyshimet e saj sa i takon burgosjes pa fakte.

“Duke qenë se është absurde që pa prova një person publik, një artiste e nderuar e respektuar të përdorej si lajmmotiv, të përdorej si heroina e kësaj organizate, mbrapa kishte diçka madhore e tendencioze, ndoshta edhe nga këtu…Për të bërë një efekt bilardo, një efekt domino nëpërmjet Elsa Lilës. Për të përdorur Elsa Lilën! Do të thotë që kanë përdorur imazhin tim!”

Këngëtarja thekson se për izolimin thuajse 2 mujor duke qenë e pafajshme, do kërkojë rimbursim në rrugë ligjore.

“Pas 55 ditësh, do ta lexoni në libër, isha e vetmja që kërkova një pyetësor. Prokurori që ndiqte çështjen u bind totalisht nga përgjigjet e mia, nga mungesa e fakteve dhe në celular s’kishte asnjë komunikim me bandat.

Personat në fjalë ishin miq të miqve, që u transferuan në Romë para disa vitesh. Që takoheshim herë pas here për ndonjë kafe, ndonjë birrë. Të gjithë janë brenda! Arrita dhe pata fatin të takoja dhe njerëz shumë dashamirës aty brenda, që më ndihmuan që ato ditë të ishin më të jetueshme”, u shpreh artistja.