U dehidratuan, s’mund të vijonin lëvizjen – Forcat Ajrore shqiptare shpëtojnë tre turistë të bllokuar në Malin e Çikës
Tre turistë janë shpëtuar nga Forca Ajrore të Shqipërisë, pas një operacioni të suksesshëm kërkim-shpëtimi (SAR) në zonën e Malit të Çikës. Ata kishin mbetur në vështirësi për shkak të dehidratimit dhe pamundësisë për të vijuar lëvizjen në...


Tre turistë janë shpëtuar nga Forca Ajrore të Shqipërisë, pas një operacioni të suksesshëm kërkim-shpëtimi (SAR) në zonën e Malit të Çikës.
Ata kishin mbetur në vështirësi për shkak të dehidratimit dhe pamundësisë për të vijuar lëvizjen në terrenin e thyer malor.
Pas sinjalizimit, Forca Ajrore ndërhyri me helikopterin Cougar, duke bërë të mundur evakuimin e tyre nga zona e vështirë.
Tre turistët u transportuan më pas drejt një zone të sigurt, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
