U dërgua pa shenja jete në spital, 15-vjeçari reanimohet dhe transferohet në Shkup

Një 15-vjeçar nga Gostivari ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë nga shkallët në shtëpinë e tij. Sipas raportimit në polici, i mituri është dërguar fillimisht në spital pa shenja jete. Pas reanimi...

tetor 23, 2026 - 15:00
U dërgua pa shenja jete në spital, 15-vjeçari reanimohet dhe transferohet në Shkup

Një 15-vjeçar nga Gostivari ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë nga shkallët në shtëpinë e tij.

Sipas raportimit në polici, i mituri është dërguar fillimisht në spital pa shenja jete. Pas reanimimit, ai ka shfaqur shenja jete dhe është transferuar me autoambulancë në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza” në Shkup, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa policia ka kryer këqyrjen në vendngjarje dhe po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Flaka

The post U dërgua pa shenja jete në spital, 15-vjeçari reanimohet dhe transferohet në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.