U dogjën tetë traversa hekurudhore në Çerkez
Dje pasdite ka shpërthyer zjarr pranë linjës hekurudhore në fshatin Çerkez, në rajonin e Kumanovës, ku janë djegur tetë traversa hekurudhore. Sipas SPB Kumanovë, zjarri është raportuar në orën 17:15. Në vendngjarje ka intervenuar Njësia Ter...
Dje pasdite ka shpërthyer zjarr pranë linjës hekurudhore në fshatin Çerkez, në rajonin e Kumanovës, ku janë djegur tetë traversa hekurudhore.
Sipas SPB Kumanovë, zjarri është raportuar në orën 17:15. Në vendngjarje ka intervenuar Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Kumanovë, e cila e ka lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar.
Këqyrje në vendngjarje ka kryer një ekip i SPB Kumanovë.
(KumanovoNews – Foto arkiv)
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.