U g’odit nga dy vetura, vdes këmbësori në Llabjan të Novobërdës

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Llabjan të Novobërdës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një vozitës, duke drejtuar veturën nga pakujdesia, ka goditur një këmbësor. Pas përplasjes, këmbësori ...

gusht 29, 2026 - 11:30
U g’odit nga dy vetura, vdes këmbësori në Llabjan të Novobërdës

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Llabjan të Novobërdës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një vozitës, duke drejtuar veturën nga pakujdesia, ka goditur një këmbësor. Pas përplasjes, këmbësori është goditur edhe nga një veturë tjetër.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka humbur jetën. Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.