U grindën me shitësen, pastaj e rrahën edhe personin që e mbrojti!
Arrestohen dy persona të dhunshëm nga Idrizova Personat me iniciale I.H. (25) dhe A.H. (20) kanë sulmuar me një objekt të fortë I.O. (41), i cili u kishte kërkuar të mos silleshin në mënyrë të pahijshme ndaj punonjëses së një dyqani në afër...
Arrestohen dy persona të dhunshëm nga Idrizova
Personat me iniciale I.H. (25) dhe A.H. (20) kanë sulmuar me një objekt të fortë I.O. (41), i cili u kishte kërkuar të mos silleshin në mënyrë të pahijshme ndaj punonjëses së një dyqani në afërsi të fshatit Idrizovë.
Dy të rinjtë nga Idrizova mund të përfundojnë për një kohë pas grilave në burgun që ndodhet pranë fshatit të tyre, pasi fillimisht u sollën në mënyrë agresive ndaj një shitëseje në një dyqan dhe më pas rrahën një bashkëfshatar që u kërkoi të mos silleshin ashtu ndaj gruas, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
“Me datë 22.08.2026, në ora 22:30, në Shkup, në zonën e Gazi Babës, punonjësit policorë të SPB Shkup i kanë privuar nga liria I.H. (25) dhe A.H. (20), të dy nga fshati Idrizovë, Shkup, pas një denoncimi paraprak se në një market në fshatin Idrizovë ishin sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjëses dhe më pas e kishin sulmuar fizikisht, edhe me një objekt të fortë, I.O. (41) nga i njëjti fshat, i cili u kishte kërkuar të mos silleshin në atë mënyrë ndaj punonjëses.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi përkatës”, thuhet në buletinin policor.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.