U kap nga “Safe City” duke vozitur 185 km/h në autostradë, ndalohet 34-vjeçari nga Mali i Zi
Një shtetas 34-vjeçar nga Mali i Zi është ndaluar nga policia në pikën kufitare të Tabanocit, pasi sistemi “Qyteti i Sigurt” e kishte regjistruar duke drejtuar automjetin me 185 km/h në një segment ku kufiri i lejuar është 100 km/h. Sipa...
Një shtetas 34-vjeçar nga Mali i Zi është ndaluar nga policia në pikën kufitare të Tabanocit, pasi sistemi “Qyteti i Sigurt” e kishte regjistruar duke drejtuar automjetin me 185 km/h në një segment ku kufiri i lejuar është 100 km/h.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është regjistruar më 14 tetor 2026, rreth orës 14:25, në autostradën Shkup–Tabanoc, pranë kryqëzimit të Delladrovceve. Automjeti ishte i tipit “BMW”, me targa të Malit të Zi.
Shoferi, me inicialet M.N., dyshohet për veprën penale “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Ai është shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit, ndaj tij pritet të parashtrohet kallëzim penal.
Flaka
The post U kap nga “Safe City” duke vozitur 185 km/h në autostradë, ndalohet 34-vjeçari nga Mali i Zi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.