U konfirmua një takim që pati mes Filipçes dhe Ahmetit

Një takim mes liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, është konfirmuar, megjithëse pa detaje zyrtare për përmbajtjen e bisedës, transmeton Gazeta Flaka Sipas informacioneve jozyrtare The post U konfirmua një takim që pati mes Filipçes dhe Ahmetit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 19, 2026 - 09:30
 0
U konfirmua një takim që pati mes Filipçes dhe Ahmetit

Një takim mes liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, është konfirmuar, megjithëse pa detaje zyrtare për përmbajtjen e bisedës, transmeton Gazeta Flaka

Sipas informacioneve jozyrtare të TV 24, takimi është zhvilluar në Reçicë të Vogël, me kërkesë të Filipçes, vetëm një ditë para takimit të liderëve më 14 janar, ku nikoqir ishte kryeministri Hristijan Mickoski. Filipçe mungoi në atë takim, ndërsa Ahmeti mori pjesë pas një vendimi të Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, i cili u mor disa orë pas takimit me liderin e LSDM-së.

Burime partiake nga BDI për TV 24 bëjnë të ditur se Filipçe i ka ofruar Ahmetit bashkëpunim në një “front opozitar evropian”, që do të kishte në fokus integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Zyrtarisht, BDI nuk e konfirmon dhe as nuk e mohon një ofertë të tillë.

Vetë Filipçe e ka pranuar se takimi ka ndodhur, por ka refuzuar të komentojë për përmbajtjen e tij.

“Takimi u mbajt, por nuk do të komentoj për detajet”, deklaroi ai shkurt.

Ky kontakt shihet edhe si përpjekje e Filipçes për të riparuar marrëdhëniet me BDI-në, të cilat u ftohën gjatë zgjedhjeve lokale, kur LSDM në disa raste joformalisht mbështeti koalicionin VLEN, ndërsa në zgjedhjet e përsëritura u rreshtua hapur pas kandidatit të Arben Taravarit.

Ideja për një front të përbashkët opozitar pro-evropian mes LSDM-së dhe BDI-së nuk është e re. Ajo ishte paralajmëruar edhe nga ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski para zgjedhjeve të vitit 2024, por atëherë u refuzua nga Ahmeti, i cili zgjodhi të garojë i vetëm me një front të veçantë dhe me kandidat të vetin për president.

Takimi Filipçe–Ahmeti vjen në një moment kur rruga eurointegruese e Maqedonisë së Veriut mbetet e bllokuar. Viti 2025 u karakterizua nga stagnim i plotë, pa hapa konkretë drejt hapjes së kapitujve negociues, ndërsa çështja e BE-së u shndërrua në temë përplasjeje politike dhe jo projekt konsensual shtetëror.

Në këtë kontekst, çdo sinjal për ripozicionime politike rreth agjendës evropiane po shihet me interes, por edhe me skepticizëm. Gazeta Flaka

The post U konfirmua një takim që pati mes Filipçes dhe Ahmetit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .