U plagos tre muaj më parë, “Plaku i Bregut” po rikupërohet jashtë Kosovës
Harbin Vitija, i njohur me njofkën “Plaku i Bregut”, është duke u rikupëruar jashtë vendit, pas një plagosjeje që pësoi në maj të këtij viti. 25-vjeçari ishte plagosur më 14 maj, rreth 100 metra pranë vendit ku dy vjet më parë, ai kishte sh...


Harbin Vitija, i njohur me njofkën “Plaku i Bregut”, është duke u rikupëruar jashtë vendit, pas një plagosjeje që pësoi në maj të këtij viti.
25-vjeçari ishte plagosur më 14 maj, rreth 100 metra pranë vendit ku dy vjet më parë, ai kishte shtënë me armë në drejtim të disa personave, raporton IndeksOnline.
Përfshirja e tij në disa vepra penale, si “Vrasje në tentativë”, “Lëndim i rëndë trupor”, “Posedim i paautorizuar i narkotikëve” “Armëmbajtje pa leje” e “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, kanë bërë që ai të krijojë një numër “armiqsh” në kryeqytet.
Vitija ishte përfshirë në disa incidente fizike dhe një prej tyre është edhe arsyeja përse ai u plagos.
Për plagët e thella që mori në kokë, IndeksOnline raporton se ai u obligua të shkojë jashtë vendit, për trajtim mjekësor.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.