U raportua se tarifa e rrugës së Kombit do të rritet në 8 euro, vjen reagimi i Qeverisë shqiptare

Ministri i Infrastrukturës në Shqipëri, Enea Karakaçi, ka mohuar raportimet për një rritje të mundshme të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit, duke theksuar se çmimi aktual mbetet i pandryshuar. Përmes një reagimi, Karakaçi ka sqaruar se ...

tetor 24, 2026 - 14:30
U raportua se tarifa e rrugës së Kombit do të rritet në 8 euro, vjen reagimi i Qeverisë shqiptare

Ministri i Infrastrukturës në Shqipëri, Enea Karakaçi, ka mohuar raportimet për një rritje të mundshme të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit, duke theksuar se çmimi aktual mbetet i pandryshuar.

Përmes një reagimi, Karakaçi ka sqaruar se lajmet që kanë qarkulluar ditët e fundit për rritjen e tarifës në 8 euro nuk janë të vërteta, ndërsa ka bërë të ditur se ministria nuk ka plane për ndryshimin e çmimit aktual.

“Në rrjetet sociale po qarkullojnë informacione se tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit do të rritet në 8 euro. Ky informacion është i pavërtetë. Nuk ka asnjë rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë NUK ka asnjë plan për ndryshimin apo rritjen e tarifës aktuale”.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.