Ua rrënoi shtëpinë dhe ua mori 14 mijë euro! Çifti nga Kumanova mbetet pa shtëpinë e re, denoncon mashtrimin në polici

Një çift bashkëshortësh nga Kumanova ka denoncuar në polici një rast të dyshuar mashtrimi, pasi një person, të cilit i kishin besuar ndërtimin e shtëpisë së re, dyshohet se i ka dëmtuar për 14 mijë euro. Sipas denoncimit, burri 51-vjeçar dh...

Nëntor 10, 2026 - 17:01
Ua rrënoi shtëpinë dhe ua mori 14 mijë euro! Çifti nga Kumanova mbetet pa shtëpinë e re, denoncon mashtrimin në polici

Një çift bashkëshortësh nga Kumanova ka denoncuar në polici një rast të dyshuar mashtrimi, pasi një person, të cilit i kishin besuar ndërtimin e shtëpisë së re, dyshohet se i ka dëmtuar për 14 mijë euro.

Sipas denoncimit, burri 51-vjeçar dhe bashkëshortja e tij 49-vjeçare kishin lidhur marrëveshje me personin me inicialet M.K. për rrënimin e shtëpisë së vjetër dhe ndërtimin e një objekti të ri.

Megjithatë, i dyshuari kishte rrënuar vetëm shtëpinë ekzistuese, pa nisur ndërtimin e së resë, ndërsa, sipas çiftit, kishte refuzuar t’ua kthente paratë.

Rasti është denoncuar më 9 nëntor, në orën 12:00, në SPB Kumanovë.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.