Uji i Gostivarit shpallet i pijshëm, hiqet ndalesa për konsum

Pas disa javësh ndalesë, qytetarët e Gostivarit mund t’i rikthehen përdorimit të ujit të rubinetit për pirje dhe për përgatitjen e ushqimit. Vendimi është bërë i ditur sot në konferencën për shtyp të Shtabit Qendror për Menaxhimin e Kriz...

gusht 14, 2026 - 14:30
Uji i Gostivarit shpallet i pijshëm, hiqet ndalesa për konsum

Pas disa javësh ndalesë, qytetarët e Gostivarit mund t’i rikthehen përdorimit të ujit të rubinetit për pirje dhe për përgatitjen e ushqimit.

Vendimi është bërë i ditur sot në konferencën për shtyp të Shtabit Qendror për Menaxhimin e Krizave, ku u konfirmua se, pas analizave dhe kontrolleve të kryera nga institucionet kompetente, uji nga ujësjellësi i Gostivarit rezulton i sigurt për konsum.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Zudi Xhelili nga Komuna e Gostivarit, duke bërë të ditur se nga sot hiqet ndalesa për pirjen e ujit.

Me këtë vendim, uji i rubinetit në Gostivar rikthehet zyrtarisht në përdorim për konsum dhe për nevojat e përditshme të qytetarëve.Gszetaa Flaka – Gostivari Sot

The post Uji i Gostivarit shpallet i pijshëm, hiqet ndalesa për konsum appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.