Uji i Shkupit shkakton shqetësime? Ja çfarë thotë Klinika Infektive
Në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup nuk janë evidentuar pacientë me probleme gastrointestinale si pasojë e pirjes së ujit nga ujësjellësi i Shkupit. Drejtori i Klinikës, Fadil Cana, thotë se numri i pacientëve është rritur për shkak...
Në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup nuk janë evidentuar pacientë me probleme gastrointestinale si pasojë e pirjes së ujit nga ujësjellësi i Shkupit. Drejtori i Klinikës, Fadil Cana, thotë se numri i pacientëve është rritur për shkak të temperaturave të larta, por kjo rritje është brenda normales për këtë periudhë të vitit.
“Ajo që mund të them unë, si drejtor i Klinikës Infektive, është se në Klinikë nuk kemi të dhëna se ka pacientë të paraqitur me ndonjë çrregullim gastrointestinal për këtë arsye, sepse, natyrisht, pas procedurës diagnostikuese, një rast i tillë duhet të raportohet. Për momentin kemi një rritje normale të numrit të pacientëve, duke pasur parasysh këto temperatura të larta. Numri është rritur, por nuk është mbi normalen në krahasim me vitet e mëparshme; është brenda rritjes së pritshme. Pra, nuk kemi të dhëna se dikush ka shqetësime gastrointestinale për shkak të ujit” – Fadil Cana, drejtor i Klinikës Infektive. /Alsat.mk
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.