Unioni i Shoqatave Shqiptare në Mërgim shpërndan 6 mijë litra ujë për banorët e Gostivarit

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim ka realizuar sot një aksion humanitar për shpërndarjen e ujit të pijshëm për banorët e komunës së Gostivarit, në kushte të mungesës së ujit. Gjatë aksionit u shpërndanë 6 mijë litra ujë,...

Korrik 26, 2026 - 23:00
Unioni i Shoqatave Shqiptare në Mërgim shpërndan 6 mijë litra ujë për banorët e Gostivarit

Unioni i Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim ka realizuar sot një aksion humanitar për shpërndarjen e ujit të pijshëm për banorët e komunës së Gostivarit, në kushte të mungesës së ujit.

Gjatë aksionit u shpërndanë 6 mijë litra ujë, të paketuar në 600 bidonë, në afërsi të tregut të madh të qytetit, me synimin që ndihma të arrijë edhe te banorët e lagjeve më të largëta.

Në kumtesën e Unionit thuhet se aksioni nuk synon ta zgjidhë problemin me furnizimin me ujë, por të ofrojë mbështetje për qytetarët në këtë situatë.

“Jemi të vetëdijshëm se me këtë aksion nuk do ta zgjidhim problemin me ujin në Gostivar, por dëshmojmë se jemi krah i Gostivarit dhe i vëllezërve tanë në këto ditë të vështira të mungesës së ujit për pije”, thuhet në kumtesën e Unionit.

Unioni falënderoi ekipin, shoqatat anëtare, vullnetarët dhe donatorët që kontribuan në realizimin e aksionit.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.