UNT drejt zgjidhjes së mungesës së hapësirave, kampusi i ri kushton 42 milionë euro
Shkup, 15 shtator – VLEN njofton se problemi i mungesës së hapësirave në Universitetin “Nënë Tereza” po trajtohet përmes një zgjidhjeje të përkohshme dhe një investimi afatgjatë. Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali dhe rektori i UNT-së, ...
Shkup, 15 shtator – VLEN njofton se problemi i mungesës së hapësirave në Universitetin “Nënë Tereza” po trajtohet përmes një zgjidhjeje të përkohshme dhe një investimi afatgjatë.
Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali dhe rektori i UNT-së, Bekim Fetaji, kanë shqyrtuar mundësinë e shfrytëzimit të hapësirave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, me qëllim që mësimi të zhvillohet normalisht deri në përfundimin e kampusit të ri.
Kampusi i UNT-së, me vlerë rreth 42 milionë euro, tashmë ka hyrë në fazën e ndërtimit dhe synon të sigurojë hapësira moderne për studentët, stafin akademik, mësimin dhe kërkimin shkencor.
Sipas VLEN-it, rritja e numrit të studentëve është mundësi për zhvillimin e universitetit, ndërsa kampusi i ri pritet ta zgjidhë në mënyrë përfundimtare problemin e hapësirave.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.