Ushtarët e Kosovës stërviten me forcat amerikane në Gjermani
Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë, ka njoftuar për një stërvitje të përbashkët që kanë realizuar me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në zonën stërvitore Hohenfels në Gjermani. Sipas njoftimit gjatë stërvitjes “Saber Junction 2...


Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë, ka njoftuar për një stërvitje të përbashkët që kanë realizuar me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në zonën stërvitore Hohenfels në Gjermani.
Sipas njoftimit gjatë stërvitjes “Saber Junction 26”, ushtarët e Kosovës kanë zhvilluar trajnim “forcë kundër forcës” me Batalionin e Parë të Regjimentit të 4-të të Këmbësorisë, i njohur si OPFOR.
“Ky trajnim u mundëson forcave aleate dhe partnere të përballen me skenarë të ndryshëm në kushte presioni, me qëllim forcimin e aftësive për përshtatje dhe reagim në situata luftarake”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se trajnim u ofroi forcave aleate dhe partnere përvojë praktike në kushte reale, duke forcuar aftësinë e tyre për t’u përshtatur dhe për të përmirësuar shkathtësitë luftarake nën presion.
Njoftimin e ushtrisë amerikane për Evropë e Afrikë, e ka ndarë edhe FSK-ja në profilin zyrtar të saj.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.