Valë e re e të nxehtit nga 6 shtatori, ja moti çka na pret në ditët në vijim

Në periudhën nga e martja (1 shtator) deri të hënën tjetër (7 shtator), në Maqedoninë e Veriut por edhe në mbarë Ballkanin Perëndimor vazhdon trendi i motit me temperatura mbi mesataren me 3 deri në 6 gradë më shumë se mesatarja shumëvjeçar...

shtator 2, 2026 - 10:00
Valë e re e të nxehtit nga 6 shtatori, ja moti çka na pret në ditët në vijim

Në periudhën nga e martja (1 shtator) deri të hënën tjetër (7 shtator), në Maqedoninë e Veriut por edhe në mbarë Ballkanin Perëndimor vazhdon trendi i motit me temperatura mbi mesataren me 3 deri në 6 gradë më shumë se mesatarja shumëvjeçare.

Një freskim i lehtë i motit pritet nga data 3 deri më 5 shtator, i cili do të ndjehet më shumë gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit, kur në vendbanimet më të larta dhe zonat malore temperaturat do të ulen rreth ose edhe nën 10 gradë.

Temperaturat maksimale mbeten mjaft të larta gjatë kësaj periudhe, me temperatura ditore paksa më të ulëta nga 3 deri më 5 shtator, kur ato do të lëvizin nga 25 deri në 33 gradë. Në Shkup dhe rrethinë, temperatura maksimale gjatë këtyre ditëve do të arrijë deri në rreth 33 gradë, bën të ditur me meteorologu i Entit Hidrometeorologjik, Slavço Poposki.

„Një valë e re e të nxehtit është në horizont nga data 6 shtator, kur temperaturat do të rriten përsëri ndjeshëm dhe do të lëvizin midis 30 dhe 35 gradë. Ndërsa në luginën e Shkupit, në Povardarie dhe në zonat juglindore të Maqedonisë, ato pritet të kalojnë 35 gradët.

Sa i përket reshjeve gjatë kësaj periudhe, ato do të jenë relativisht nën mesataren, çka do të thotë se thatësira vazhdon në pjesën më të madhe të Maqedonisë. Megjithatë, gjatë orëve të pasdites dhe të mbrëmjes, lokalizohen kushte për zhvillimin e reve konvektive me rrufe, të cilat mund të sjellin rreshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të fortë dhe kushte për stuhie të shkurtra me breshër, veçanërisht të mërkurën dhe të enjten (2 dhe 3 shtator).

Përmbledhtazi, vera në Maqedoni vazhdon me temperatura relativisht më të larta se mesatarja edhe gjatë javës së parë të shtatorit, me një freskim të lehtë e të shkurtër nga 3 deri më 5 shtator, kryesisht gjatë natës dhe mëngjesit,“ njofton ai. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.