Vapa vazhdon në Kosovë, temperaturat shkojnë deri në 33°C
Kosova do të vijojë të përfshihet nga mot i ngrohtë edhe gjatë ditës së sotme. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita do të karakterizohet nga periudha të gjata me diell, ndërsa temperaturat minimale do të lëvi...


Kosova do të vijojë të përfshihet nga mot i ngrohtë edhe gjatë ditës së sotme.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita do të karakterizohet nga periudha të gjata me diell, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 8°C deri në 11°C
Gjatë orëve të ditës, temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 28°C deri në 33°C. Vlerat më të larta parashikohen në Prizren dhe Gjakovë, ku termometri mund të shënojë deri në 33°C.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.