Vazhdon aksioni për verifikimin e peshës së bukës, 60 furrtarë kërkojnë verifikimin e peshoreve
Agjencia e Metrologjisë së Kosovës në bashkërendim me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), po vazhdon aksionin e inspektimeve te operatorët ekonomikë që merren me prodhimin dhe shitjen e bukës në Kosovë. Inspektimet, të ci...


Agjencia e Metrologjisë së Kosovës në bashkërendim me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), po vazhdon aksionin e inspektimeve te operatorët ekonomikë që merren me prodhimin dhe shitjen e bukës në Kosovë.
Inspektimet, të cilat kanë nisur më 25 gusht 2026, kanë për qëllim kontrollimin e peshës së bukës dhe verifikimin e afatit të vlefshmërisë së peshoreve të përdorura në furrat e bukës.
Sipas AMK-së, aksioni synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe parandalimin e rasteve të mashtrimit në peshën e produkteve.
Aksionet e përbashkëta të AMK-së dhe IQMT-së janë zhvilluar fillimisht në rajonin e Prishtinës dhe Fushë-Kosovës, ndërsa inspektimet kanë vazhduar edhe më 1 dhe 3 shtator.
Si rezultat i interesimit të shtuar të operatorëve ekonomikë, AMK ka pranuar 60 kërkesa nga furrtarët për verifikimin e peshoreve gjatë ditëve të fundit.
Inspektimet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe të shtrihen në komuna të tjera të Kosovës.
AMK dhe IQMT u kanë bërë thirrje furrtarëve që të kujdesen për verifikimin me kohë të peshoreve, të sigurojnë matje të sakta të produkteve dhe të respektojnë kërkesat ligjore, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të funksionimit të drejtë të tregut.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.