Vdekja e tiktokerit Lauret Krasniqi, policia jep detajet e fundit
Tiktokeri i njohur nga Prishtina Lauret Krasniqi ka vdekur si pasojë e një aksidenti qe ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete sonte në fshatin Llukarë të Prishtinës. Në lidhje me rastin kanë dhënë detaje edhe nga policia e Kosovës. Zëdh...


Tiktokeri i njohur nga Prishtina Lauret Krasniqi ka vdekur si pasojë e një aksidenti qe ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete sonte në fshatin Llukarë të Prishtinës.
Në lidhje me rastin kanë dhënë detaje edhe nga policia e Kosovës.
Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka njoftuar se në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet, ku motoçiklisti ka humbur jetën.
‘’Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën se në fshatin Llukarë të Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka vdekur.
Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, ka thënë ajo.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.