Vdes aktori i njohur në moshën 35 vjeçare

Aktori Michael Patrick ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e neuroneve motorike. Lajmi i trishtueshëm u konfirmua nga bashkëshortja e tij Naomi Sheehan, transmeton Indeksonline. Ajo shkroi në Instagram se ajo dhe të dashurit e tij janë të shkatërruar nga humbja e madhe. Në një homazh prekës për […]

Prill 9, 2026 - 11:30
Vdes aktori i njohur në moshën 35 vjeçare

Aktori Michael Patrick ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e neuroneve motorike.

Lajmi i trishtueshëm u konfirmua nga bashkëshortja e tij Naomi Sheehan, transmeton Indeksonline.

Ajo shkroi në Instagram se ajo dhe të dashurit e tij janë të shkatërruar nga humbja e madhe.

Në një homazh prekës për bashkëshortin e saj, të cilin e quante me dashuri “Mick”, ajo e përshkroi atë si një “gjigant me flokë të kuq” dhe një “frymëzim”. “Ai jetoi një jetë të mbushur plot me gëzim, forcë shpirti dhe një të qeshur ngjitëse”, tha ajo.