Vdes ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Hashani
Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë, ka ndërruar jetë ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Hashani. Hashani është përcjellë për në banesën e fundit me nderime të larta ushtarake, në shenjë respekti për kontribut...


Pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë, ka ndërruar jetë ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Hashani.
Hashani është përcjellë për në banesën e fundit me nderime të larta ushtarake, në shenjë respekti për kontributin dhe sakrificën e tij gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur përmes një njoftimi, ku familjes, bashkëluftëtarëve dhe të afërmve u janë shprehur ngushëllime.
“Lavdi jetës dhe veprës së Blerim Hashanit. I paharruar qoftë kujtimi për të”, thuhet në njoftim.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.