Vdes në moshë të re artistja kosovare Rinesa Qeriqi
Artistja kosovare Rinesa Qeriqi është ndarë nga jeta në moshë të re, pas një beteje të gjatë me tumorin në tru. Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e saj, të cilët kanë ndarë edhe një mesazh prekës përmes të cilit shprehin dhim...


Artistja kosovare Rinesa Qeriqi është ndarë nga jeta në moshë të re, pas një beteje të gjatë me tumorin në tru.
Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët e saj, të cilët kanë ndarë edhe një mesazh prekës përmes të cilit shprehin dhimbjen për humbjen e Rinës.
“Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty, Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë, shpirti i bardhë”, thuhet në mesazhin e familjarëve.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.