Vedat Muriqi debuton me Fenerbahcen në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi Vedat Muriqi ka debutuar për Fenerbahcen në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e kthimit ndaj Sturm Graz. Muriqi u rikthye te skuadra turke këtë verë, megjithatë ishte i pafat duke marrë një lëndim në këmbë menjëherë dhe si pasojë mung...

gusht 11, 2026 - 23:30
Vedat Muriqi debuton me Fenerbahcen në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi Vedat Muriqi ka debutuar për Fenerbahcen në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e kthimit ndaj Sturm Graz.

Muriqi u rikthye te skuadra turke këtë verë, megjithatë ishte i pafat duke marrë një lëndim në këmbë menjëherë dhe si pasojë mungojë për disa javë.

Sidoqoftë, lojtari nga Prizreni e ka lënë pas lëndimin dhe ka zhvilluar minutat e parë me Fenerin kundër klubit austriak.

Në minutën e 77-të, Muriqi e zëvendësoi golashënuesin e vetëm deri më tani Taliscan, kësisoj do të provojë të lërë gjurmë menjëherë.

Muriqi përndryshe do të ketë një punë të vështirë për ta siguruar vendin e titullarit pasi përpos Taliscas që është në formë, Feneri e ka kompletuar edhe afrimin e Romelu Lukakut nga Napoli./Telegrafi/

https://x.com/tv100/status/2087269071477694478


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.