“Vëlla Ali”, Lladrovci: Fryma e Marrëveshjes së Ohrit është e fortë, shekulli shqiptar vazhdon

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit i është drejtuar me një mesazh të veçantë Ali Ahmetit, duke e nisur reagimin me fjalët “Vëlla Ali”. Lladrovci e ka cilësuar Marrëveshjen e Ohrit si një ...

gusht 13, 2026 - 14:30
“Vëlla Ali”, Lladrovci: Fryma e Marrëveshjes së Ohrit është e fortë, shekulli shqiptar vazhdon

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në 25-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit i është drejtuar me një mesazh të veçantë Ali Ahmetit, duke e nisur reagimin me fjalët “Vëlla Ali”.

Lladrovci e ka cilësuar Marrëveshjen e Ohrit si një “arritje të jashtëzakonshme të kombit shqiptar”, duke theksuar rëndësinë e saj në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave, kulturës dhe identitetit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka thënë se, pavarësisht përpjekjeve të viteve të fundit për t’i lëkundur themelet e marrëveshjes, ajo nuk do të mund të zhbëhet.

“Fryma e saj është e fortë, me vizionin për bashkëjetesë, mirëqenie dhe shtetin e të drejtës”, ka shkruar Lladrovci.

Në fund, ai ka përcjellë urimin për arritje të mëtejshme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke përmbyllur mesazhin me shprehjen: “Shekulli shqiptar vazhdon!” (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.