Vëllai i Gani Gecit para Gjykatës: Jemi familje shtetformuese, e duam shtetin
Vëllai i Gani Gecit, Fadil Geci është prononcuar për media, teksa po qëndron para Pallatit të Drejtësisë, ku në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet seanca ndaj ish-deputetit, nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj. Pa...


Vëllai i Gani Gecit, Fadil Geci është prononcuar për media, teksa po qëndron para Pallatit të Drejtësisë, ku në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet seanca ndaj ish-deputetit, nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
Para gazetarëve, Fadil Geci tha se familja e tij është shtetformuese, e asnjëherë shtet përfituese, transmeton Klankosova.tv.
“Jemi familje shtetformuese, nuk jemi shtetpërfituese. Krejt luftën tonë prej fillimit e kemi bërë për shtetin tonë, për ta mbrojtur Kushtetutën e Kaçanikut, dhe për ata jemi këtu sot, në atë drejtim do të punojmë deri të vdesim. Krejt vuajtjet tona i kemi bërë për shtet. E duam shtetin”, tha Geci.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.