Vëllai i Liridona Ademajt kërkon burgim të përjetshëm për Naimin, Granitin dhe Kushtrimin

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka kërkuar që të gjithë të akuzuarit në rastin e vrasjes së motrës së tij të dënohen me burgim të përjetshëm. Gjatë seancës gjyqësore ndaj Naim Murselit, Leonardi ka thënë se familja pret që vendim...

tetor 29, 2026 - 13:30
Vëllai i Liridona Ademajt kërkon burgim të përjetshëm për Naimin, Granitin dhe Kushtrimin

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka kërkuar që të gjithë të akuzuarit në rastin e vrasjes së motrës së tij të dënohen me burgim të përjetshëm.

Gjatë seancës gjyqësore ndaj Naim Murselit, Leonardi ka thënë se familja pret që vendimi të jetë me burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.

“Ne presim që vendimi të jetë me burgim të përjetshëm, si për Naimin, Granitin, ashtu edhe për Kushtrimin”, është shprehur ai.

Leonard Ademaj ka shprehur gjithashtu shpresën që vendimi të shërbejë si mesazh në luftën kundër femicidit dhe që raste të tilla të mos përsëriten më.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.