Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë së Maqedonisë

Tetova bëhet gati për një mbrëmje të jashtëzakonshme, ku me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qytetarët do të kenë mundësinë të shijojnë një koncert madhështor me një nga emrat më ikonikë të muzikës s...

shtator 5, 2026 - 23:00
Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë së Maqedonisë

Tetova bëhet gati për një mbrëmje të jashtëzakonshme, ku me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qytetarët do të kenë mundësinë të shijojnë një koncert madhështor me një nga emrat më ikonikë të muzikës shqiptare.

Më 15 shtator, në skenën e Tetovës ngjitet ELITA 5, grupi që prej dekadash ka shoqëruar breza të tërë me hitet e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi e cila ka paralajmëruar një natë të veçantë në nderim të shtetit dhe qytetarëve.

Ky paralajmërim, madje hedh poshtë qëndrimet e BDI-së, e cila ka pretenduar se në programet shtetërore të përgatitura për këtë përvjetor dominon vetëm narrativi maqedonas dhe se shqiptarët nuk janë të përfaqësuar sa duhet.

“Hite të pavdekshme, atmosferë festive dhe një skenë që pritet të elektrizohet nga publiku – Tetova më 15 shtator do të jetë në qendër të festimeve. Një natë, një skenë, një emër që ka bërë histori, ELITA 5”, ka shkruar zëdhënësja Azizi.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.