Vërshimet bllokojnë rrugën Ferizaj–Shkup
Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të natës kanë shkaktuar përmbytje të dukshme përgjatë aksit rrugor që lidh Ferizajn me Shkupin, duke vështirësuar skajshëm qarkullimin e transportit rrugor. Si pasojë e grumbullimit të madh të ujit në...


Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të natës kanë shkaktuar përmbytje të dukshme përgjatë aksit rrugor që lidh Ferizajn me Shkupin, duke vështirësuar skajshëm qarkullimin e transportit rrugor.
Si pasojë e grumbullimit të madh të ujit në rrugë, edhe mjetet e rënda të transportit, përfshirë kamionët, janë detyruar të lëvizin me shpejtësi minimale ose kanë ngecur gjatë tentativës për të kaluar nëpër zonat e përmbytura.
Pamjet nga terreni tregojnë nivelin e lartë të ujit që ka mbuluar korsitë, duke e kthyer këtë segment në një pikë kritike për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Gjendja e krijuar ka shkaktuar vonesa në qarkullim, ndërsa shoferëve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar dhe, sipas mundësive, shfrytëzimin e rrugëve alternative derisa të ndërhyhet nga shërbimet kompetente për evakuimin e ujit dhe normalizimin e trafikut.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
