Vetaksident në Suharekë, raportohet për të lënduar

Një aksident trafiku është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Kadri Kokollari” në Suharekë. Sipas raportimeve fillestare, bëhet fjalë për një vetaksident, ndërsa raportohet se disa persona mund të kenë pësuar lëndime. Pas ngjarjes, në ve...

gusht 24, 2026 - 21:30
Vetaksident në Suharekë, raportohet për të lënduar

Një aksident trafiku është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Kadri Kokollari” në Suharekë.

Sipas raportimeve fillestare, bëhet fjalë për një vetaksident, ndërsa raportohet se disa persona mund të kenë pësuar lëndime.

Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë dalë ekipet policore dhe ato të emergjencës, të cilat po merren me rastin.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me rrethanat e aksidentit dhe gjendjen e personave të përfshirë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.