Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?

Një reagim i ashpër është bërë ndaj deputetes së AAK-së, Time Kadriaj, pas veprimeve të saj në Kuvendin e Kosovës, duke i cilësuar ato si të papërshtatshme dhe të ulëta për një deputete dhe veterane të luftës së UÇK-së. Në një postim në rrj...

gusht 9, 2026 - 20:00
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?

Një reagim i ashpër është bërë ndaj deputetes së AAK-së, Time Kadriaj, pas veprimeve të saj në Kuvendin e Kosovës, duke i cilësuar ato si të papërshtatshme dhe të ulëta për një deputete dhe veterane të luftës së UÇK-së.

Në një postim në rrjetet sociale, veteranja e UÇK-së nga Kaçaniku Sevije Shehu ka ngritur pikëpyetje mbi arsyet që  qëndrojnë pas veprimeve të Kadriajt.

“Cila është kauza e këtij veprimi, moj Time e nderuar; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet, ngase e keni provu pushtetin për 20 vjet rresht dhe i dini përfitimet?”, ka shkruar Shehu.
Ajo e ka cilësuar veprimin e deputetes si “të ulët për një zonjë, një veterane të luftës së UÇK-së”, ndërsa ka kritikuar edhe deputetin bashkëpartiak që, sipas saj, e kishte mbrojtur Kadriajt nga sigurimi i Kuvendit.
“Pse nuk gjuajti me vezë bashkëpartiaku që të mbrojti nga sigurimi i Kuvendit?”, ka shkruar ajo.
Në fund të reagimit, Shehu ka kritikuar edhe mbështetjen që Kadriaj ka marrë nga disa gra në sallë, duke e përmbyllur me një mesazh të drejtpërdrejtë:
“Ato femra që të duartrokasin nuk ta duan të mirën.”
Reagimi vjen në një kohë kur veprimet e Time Kadriajt në Kuvend kanë ngjallur debat dhe kritika, ndërsa deklaratat e veteranes e vendosin deputeten përballë një kritike të fortë, jo vetëm për mënyrën e veprimit, por edhe për motivet që mund të qëndrojnë pas tij.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.