Vetura pa shofer përfundon në një lokal në Malishevë
Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ku një automjet ka goditur një objekt afarist. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi e cila bëri të...


Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ku një automjet ka goditur një objekt afarist.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi e cila bëri të ditur se policia është njoftuar rreth orës 13:50 për aksidentin, ndërsa nga informatat fillestare dyshohet se drejtuesi i automjetit nuk e kishte tërhequr frenin emergjent (frenin e dorës).
Sipas informatave fillestare, në këtë aksident është përfshirë një automjet, i cili, pasi nuk ishte siguruar nga drejtuesi i automjetit, ka lëvizur dhe më pas ka goditur një objekt afarist. Si pasojë e aksidentit nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka deklaruar Krasniqi.
Ajo pashtu bëri të ditur se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.