Viktima e dytë e etheve të Nil-it Perëndimor brenda një jave në Shkup

Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup është regjistruar rasti i dytë fatal nga ethet e Nil-it Perëndimor brenda vetëm një jave. Ka vdekur një burrë 72-vjeçar, te i cili ishte konstatuar edhe pamja klinike e meningjitit. Aktualisht ...

gusht 14, 2026 - 19:30
Viktima e dytë e etheve të Nil-it Perëndimor brenda një jave në Shkup

Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup është regjistruar rasti i dytë fatal nga ethet e Nil-it Perëndimor brenda vetëm një jave. Ka vdekur një burrë 72-vjeçar, te i cili ishte konstatuar edhe pamja klinike e meningjitit.

Aktualisht në klinikë janë hospitalizuar 24 pacientë me ethet e Nil-it Perëndimor. Disa prej tyre janë në ventilim mekanik për shkak të gjendjes së rëndë klinike.

Disa ditë më parë ka vdekur edhe një burrë 83-vjeçar nga Shkupi, i cili gjithashtu ishte trajtuar në Klinikën Infektive. Te ai ishin të pranishme ngurtësimi i qafës dhe çrregullimi i ndërgjegjes, me pamje klinike të meningjitit, si dhe sëmundje shoqëruese të tjera. Prania e virusit u konfirmua me ekzaminim serologjik të likvorit.

Simptomat më të zakonshme (sipas Institutit të Shëndetit Publik)
– Temperaturë e lartë, ethe, dhimbje koke, dobësi e përgjithshme
– Dhimbje në nyje dhe muskuj
– Në rastet e rënda: prekje e sistemit nervor (meningjit, encefalit ose komplikime të tjera neurologjike)

Epidemia
Autoritetet shëndetësore kanë shpallur epidemi të etheve të Nil-it Perëndimor në disa zona të Shkupit: Kisela Voda, Gazi Baba, Draçevë, Ilinden, Trubarevë, Jurumleri dhe Idrizovë.
Numri më i madh i rasteve dhe përhapja më e madhe janë vërejtur në Draçevë.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.