Vjedhje e çuditshme në Çair, hynë në bankë plot me para, nuk morën asnjë denar! Morën diçka tjetër!

Një vjedhje e pazakontë është raportuar në një stacion për kontroll teknik në Çair, përcjell TV21. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në intervalin nga ora 15:00 e 26 shtatorit deri në orën 02:42 të 27 shtatorit. Persona ende të pa njohur kanë ...

shtator 27, 2026 - 22:30
Vjedhje e çuditshme në Çair, hynë në bankë plot me para, nuk morën asnjë denar! Morën diçka tjetër!

Një vjedhje e pazakontë është raportuar në një stacion për kontroll teknik në Çair, përcjell TV21. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në intervalin nga ora 15:00 e 26 shtatorit deri në orën 02:42 të 27 shtatorit. Persona ende të pa njohur kanë hyrë me forcë në objektin në rrugën “Aleksandar Urdarevski” dhe nga zyra e drejtuesit kanë marrë vetëm një pajisje – resiverin e sistemit të video-mbikëqyrjes. Por, brenda të njëjtit objekt, autorët kanë hyrë me forcë edhe në një ekspoziturë bankare dhe në zyrën e MPB-së. Nga këto dy hapësira, sipas policisë, nuk është marrë asgjë.





“Më 27.09.2026, në orën 02:42, në SPB Shkup është raportuar se në periudhën nga ora 15:00 e datës 26.09.2026 deri në momentin e raportimit, me forcë është hyrë në objektin e një stacioni për kontroll teknik në rrugën “Aleksandar Urdarevski”, në zonën e Çairit, dhe nga zyra e drejtuesit është marrë pajisja marrëse e sistemit të video-mbikëqyrjes. Nëpunësit policorë kanë dalë në vendngjarje, ku është konstatuar se me forcë është hyrë edhe në një ekspoziturë të një banke, si dhe në zyrën e MPB-së, të cilat ndodhen në kuadër të objektit, por nuk është marrë asgjë. Është kryer këqyrja në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.