Vjedhje në një dyqan rrobash në Gostivar, ndalohet 62-vjeçari

Nëpunësit policorë të SP Gostivar kanë privuar nga liria një 62-vjeçar nga Gostivari, në lidhje me zbardhjen e një vjedhjeje të kryer në një dyqan rrobash. Sipas policisë, M.T. (62) është privuar nga liria më 27 shtator 2026, rreth orës ...

shtator 28, 2026 - 15:00
Vjedhje në një dyqan rrobash në Gostivar, ndalohet 62-vjeçari

Nëpunësit policorë të SP Gostivar kanë privuar nga liria një 62-vjeçar nga Gostivari, në lidhje me zbardhjen e një vjedhjeje të kryer në një dyqan rrobash.

Sipas policisë, M.T. (62) është privuar nga liria më 27 shtator 2026, rreth orës 20:50, në lagjen Novo Maallo në Gostivar. Ai dyshohet se lidhet me vjedhjen e kryer më 24 shtator në një dyqan rrobash në qytet.

62-vjeçari është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

Flaka

The post Vjedhje në një dyqan rrobash në Gostivar, ndalohet 62-vjeçari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.