Vjehrra sulmon fizikisht nusen e djalit, arrestohet në Tetovë
Një 60-vjeçare është privuar nga liria në një fshat të Tetovës, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nusen e djalit të saj. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 7 shtator 2026, rreth orës 18:55, në një shtëpi familjare. Pa...
Një 60-vjeçare është privuar nga liria në një fshat të Tetovës, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nusen e djalit të saj.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 7 shtator 2026, rreth orës 18:55, në një shtëpi familjare. Pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme, 60-vjeçarja I.M. dyshohet se ka sulmuar fizikisht nusen e djalit të saj, 31-vjeçare.
Policia nga Stacioni Policor në Tearcë e ka privuar nga liria të dyshuarën rreth orës 23:45, pas denoncimit të rastit.
E dyshuara është ndaluar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, pritet të vijojë parashtresa përkatëse.
Rasti është nën procedurë nga autoritetet kompetente.
Flaka
The post Vjehrra sulmon fizikisht nusen e djalit, arrestohet në Tetovë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.