Vjeshta mbërrin sonte, ja kur nis zyrtarisht

Vjeshta zyrtarisht nis sonte në orën 02:05, me ekuinoksin e vjeshtës. Në hemisferën veriore, nga kjo datë ditët do të shkurtohen gradualisht, ndërsa netët do të zgjaten. Në Shkup, dita e parë e vjeshtës do të zgjasë rreth 12 orë e 7 minuta,...

shtator 22, 2026 - 21:30
Vjeshta mbërrin sonte, ja kur nis zyrtarisht

Vjeshta zyrtarisht nis sonte në orën 02:05, me ekuinoksin e vjeshtës. Në hemisferën veriore, nga kjo datë ditët do të shkurtohen gradualisht, ndërsa netët do të zgjaten.

Në Shkup, dita e parë e vjeshtës do të zgjasë rreth 12 orë e 7 minuta, me lindjen e diellit në 06:22 dhe perëndimin në 18:30.

Vjeshta do të zgjasë deri më 21 dhjetor në orën 14:50, kur kalendarikisht nis dimri.

Sipas parashikimeve, dita e parë e vjeshtës do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të pakta dhe temperatura deri në 23°C.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.