Vjeshta tregon fytyrën e saj, deri të premten mot i ftohtë dhe me reshje
Maqedonia e Veriut do të përfshihet nga mot i ndryshueshëm dhe më i ftohtë, me vranësira, reshje lokale shiu dhe erëra të fuqishme nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet...
Maqedonia e Veriut do të përfshihet nga mot i ndryshueshëm dhe më i ftohtë, me vranësira, reshje lokale shiu dhe erëra të fuqishme nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 11 deri në 18 gradë. Në disa zona, era do të tejkalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë.
Në Shkup, temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa pritet të fryjë erë mesatare deri e fuqishme në disa pjesë të luginës.
Moti i freskët dhe me vranësira do të vazhdojë deri të premten, kur priten sërish reshje lokale shiu. Në malet më të larta, reshjet mund të shndërrohen në borë.
Gjatë fundjavës pritet përmirësim i motit, me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare.
Flaka
The post Vjeshta tregon fytyrën e saj, deri të premten mot i ftohtë dhe me reshje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.