VLEN: Asnjë tolerancë ndaj dhunës, asnjë kompromis me ligjin

VLEN ka shprehur shqetësim për rastin e dy të rinjve nga Saraji, të cilët kanë denoncuar keqtrajtim nga zyrtarë policorë, duke kërkuar hetim të paanshëm dhe përgjegjësi në rast se konstatohen shkelje të ligjit. Nga kjo parti theksojnë se dh...

tetor 10, 2026 - 12:30
VLEN: Asnjë tolerancë ndaj dhunës, asnjë kompromis me ligjin

VLEN ka shprehur shqetësim për rastin e dy të rinjve nga Saraji, të cilët kanë denoncuar keqtrajtim nga zyrtarë policorë, duke kërkuar hetim të paanshëm dhe përgjegjësi në rast se konstatohen shkelje të ligjit.

Nga kjo parti theksojnë se dhuna nuk mund të arsyetohet me uniformë dhe se çdo tejkalim i kompetencave duhet të marrë përgjigjen e merituar ligjore. Ata kërkojnë që hetimi të zhvillohet me seriozitet dhe transparencë, ndërsa Prokuroria të ndërmarrë veprimet e nevojshme në bazë të provave.

VLEN gjithashtu akuzon opozitën se po përpiqet t’i japë rastit ngjyrim nacionalist dhe ta shfrytëzojë për nxitjen e tensioneve ndëretnike. Sipas partisë, zyrtarët policorë të dyshuar u përkasin tri etnive të ndryshme, ndaj përgjegjësia duhet të përcaktohet në bazë të veprimeve konkrete dhe provave, jo përkatësisë etnike.

Në fund, VLEN thekson se hetimi duhet të shkojë deri në fund, e vërteta të zbardhet dhe çdo person përgjegjës për shkelje të ligjit të mbajë përgjegjësi, pa përjashtime.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.