VLEN bashkë për festën e pavarësisë së Kosovës

Drejtuesit e VLEN-it sonte janë parë të bashkuar në festën e pavarëaisë së Kosovës. Përkundër debateve të hapura rreth lidershipit ata janë parë të unifiluar në këtë gëzim. “Sonte festuam për Kosovën, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, nën mikpritjen e Ambasadorit Florian Qehaja, me rastin e […]

shkurt 17, 2026 - 00:30
 0
VLEN bashkë për festën e pavarësisë së Kosovës

Drejtuesit e VLEN-it sonte janë parë të bashkuar në festën e pavarëaisë së Kosovës. Përkundër debateve të hapura rreth lidershipit ata janë parë të unifiluar në këtë gëzim.

“Sonte festuam për Kosovën, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, nën mikpritjen e Ambasadorit Florian Qehaja, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.

17 Shkurti mbetet një nga datat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Është ditë kujtese për sakrificën, përpjekjen dhe vendosmërinë që sollën lirinë dhe shtetin e pavarur.

Me respekt dhe krenari, uroj që Kosova të vazhdojë të ecë përpara, të forcojë shtetin e saj dhe të ndërtojë një të ardhme të sigurt për qytetarët.

Urime 18-vjetori i Pavarësisë, Kosovë! ????????”, ka shkruar lideri i LD-së, Izet Mexhiti. (INA)