VLEN: Forcojmë boshtin me diasporën shqiptare dhe SHBA-në

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, gjatë vizitës së tij në Nju Jork ka zhvilluar takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe pjesëmarrës në aktivitetet shqiptaro-amerikane. Sipas njoftimit të VLEN-it, Mexhiti ka marrë pjesë në Ga...

shtator 26, 2026 - 13:00
VLEN: Forcojmë boshtin me diasporën shqiptare dhe SHBA-në

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, gjatë vizitës së tij në Nju Jork ka zhvilluar takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe pjesëmarrës në aktivitetet shqiptaro-amerikane.
Sipas njoftimit të VLEN-it, Mexhiti ka marrë pjesë në Galën e Këshillit për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, ku ka folur për rëndësinë e organizimit dhe përfaqësimit të diasporës shqiptare në institucionet amerikane.

Në kuadër të vizitës, Mexhiti është takuar edhe me gjeneralin amerikan Wesley Clark. VLEN e veçon këtë takim për shkak të lidhjes së Clark me Komunën e Çairit, ku ai është shpallur qytetar nderi.

Në njoftim, VLEN vlerëson se diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara përfaqëson një potencial në fusha të ndryshme, përfshirë biznesin, diplomacinë, akademinë dhe jetën publike.

Sipas partisë, ky potencial duhet të shërbejë për forcimin e bashkëpunimit me institucionet amerikane dhe për rritjen e mbështetjes ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Shqipëri dhe rajon.

VLEN thekson gjithashtu se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane kanë një rëndësi të veçantë dhe se forcimi i këtij partneriteti, sipas saj, duhet të shihet edhe si një investim për të ardhmen.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.