Vlen: Haraçina po ndryshon me punë
Haraçina po ndryshon çdo ditë përmes projekteve konkrete që po realizohen në terren. Si pjesë e Qeverisë, VLEN po dëshmon se puna dhe investimet duhet të ndihen drejtpërdrejt në komunat dhe te qytetarët. Nën drejtimin e kryetarit të Komunës...
Haraçina po ndryshon çdo ditë përmes projekteve konkrete që po realizohen në terren. Si pjesë e Qeverisë, VLEN po dëshmon se puna dhe investimet duhet të ndihen drejtpërdrejt në komunat dhe te qytetarët.
Nën drejtimin e kryetarit të Komunës, Daut Beqiri, puna po zhvillohet në disa pjesë të Haraçinës, me fokus te infrastruktura, rrugët, kanalizimi, hapësirat publike dhe siguria e qytetarëve.
Po rregullohen rrugë dhe trotuare, po zgjerohet rrjeti i kanalizimit, po punohet për rregullimin e lumit në Grushinë, ndërsa po merr formë edhe Parku i Haraçinës.
Një nga projektet më të rëndësishme është Qendra Sportive e Haraçinës. Punimet kanë nisur me stadiumin stërvitor, si faza e parë e projektit, ndërsa në vazhdim parashihet edhe ndërtimi i stadiumit për zhvillimin e ndeshjeve. Një investim i shumëpritur për sportistët, rininë dhe gjithë banorët e Haraçinës.
” ”
Këto janë punë që shihen në terren dhe që sjellin ndryshim të drejtpërdrejtë për banorët.
Rrugë pas rruge, projekt pas projekti, Haraçina po ndryshon.
Punë dhe vetëm punë!
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.