VLEN-i dështoi plotësisht: Plani 2030 mbetet vetëm premtim i papërmbushur

VLEN-i në provë: Plani 2030, dështimi i plotë i premtimeve Programi parazgjedhor i VLEN-it, Plani 2030, është dëshmia më e qartë e dështimit të këtij koalicioni. Në vend të rezultateve konkrete, qytetarët kanë marrë vetëm premtime të papërm...

Korrik 7, 2026 - 19:30
VLEN-i dështoi plotësisht: Plani 2030 mbetet vetëm premtim i papërmbushur

VLEN-i në provë: Plani 2030, dështimi i plotë i premtimeve

Programi parazgjedhor i VLEN-it, Plani 2030, është dëshmia më e qartë e dështimit të këtij koalicioni. Në vend të rezultateve konkrete, qytetarët kanë marrë vetëm premtime të papërmbushura, justifikime të përsëritura dhe heshtje të vrazhdë për çështje kyçe. Kjo është konkluzioni i Aleancës për Shqiptarët, e cila ka analizuar në detaje programin e tyre dhe ka nxjerrë në pah mungesën totale të progresit.

Premtime tërheqëse… vetëm në fjalë

Kur VLEN-i u prezantua para publikut, ai solli një listë të gjatë premtimesh ambicioze për komunitetin shqiptar në Maqedoni. Ndër to ishin: rritja e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione, fuqizimi i gjuhës shqipe, themelimi i Akademisë Shqiptare, krijimi i zonave të lira ekonomike në vendbanimet shqiptare, ndërtimi i gjashtë spitaleve rajonale dhe reforma e sistemit të shëndetësisë.

Përveç kësaj, VLEN-i premtoi se MPB-ja (Ministria e Punëve të Brendshme) do të drejtohej nga një shqiptar, ndërsa autostrada Shkup-Bllacë do të përfundonte. Gjithashtu, u premtua subvencionimi i bizneseve të mërgimtarëve dhe lehtësira për çiftet e reja deri në 35 vjeç për blerjen e banesave.

Rezultatet? Asgjë përveç heshtjes

Dy vjet pasi VLEN-i erdhi në pushtet, asnjë nga këto premtime nuk është realizuar. Përjashtim bëjnë vetëm disa projekte në fazë fillestare, si autostrada Shkup-Bllacë, e cila ende nuk ka një plan të qartë përfundimi. Aleanca për Shqiptarët thekson se mungesa e transparencës dhe heshtja e vazhdueshme janë shenjat më të qarta të dështimit të këtij qeverisje.

Integrimi evropian: Nga retorika e zëshme te pasiviteti i plotë

Një nga çështjet më të rëndësishme për VLEN-in ishte integrimi i Maqedonisë në BE. Në opozitë, ky koalicion kishte një retorikë të fortë kundër ngecjes së procesit evropian dhe premtonte ndryshime kushtetuese për ta shpejtuar atë. Sot, si pjesë e qeverisë, VLEN-i ka zëvendësuar fjalët me heshtje totale.

Sipas analistëve, ndryshimet kushtetuese janë kushti kryesor për çdo përparim real drejt anëtarësimit në BE. Megjithatë, VLEN-i nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret, duke treguar se integrimi evropian nuk është më prioritet për këtë qeveri.

Nga opozitë te qeverisje: Transformimi i retorikës në pasivitet

Një nga kontradiktat më të mëdha të VLEN-it është kalimi nga retorika e zëshme e opozitëspasivitetin total të qeverisë. Ndërsa në opozitë, ky koalicion kishte një qëndrim të ashpër kundër VMRO-DPMNE-së, sot ai ka adoptuar një qasje të ngjashme me atë të partnerëve të tij të koalicionit.

Kjo gjë ka lënë shumë shqiptarë të zhgënjyer, duke e parë VLEN-in si një forcë politike që ka humbur rrugën e saj origjinale. Premtimet e papërmbushura dhe mungesa e transparencës janë dëshmi e një dështimi të plotë në përmbushjen e detyrimeve ndaj komunitetit.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.