I njëjti postim, e njëjta fotografi dhe i njëjti mesazh, të publikuara në të njëjtën kohë nga dy bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, por me reagime dukshëm të ndryshme.

Kasami, me 63 mijë ndjekës, ka marrë rreth 1,300 pëlqime, ndërsa Mexhiti, me 60 mijë ndjekës, rreth 2,200 pëlqime.

Ky dallim ngre një pikëpyetje për integrimin e bazave partiake në VLEN. Edhe pse dikur pjesë të koalicionit, e sot pjesë e një subjekti të vetëm politik, ndjekësit duket se vazhdojnë të orientohen sipas përkatësive të mëparshme: mbështetësit e Besës te Bilall Kasami, ndërsa ata të Lëvizjes Demokratike te Izet Mexhiti.

Bashkimi politik është formalizuar, por a është shkrirë edhe baza partiake? Flaka

The post VLEN-i i bashkuar në parti, por i ndarë në Facebook? I njëjti postim, por Mexhiti merr gati dyfish më shumë pëlqime appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.