VLEN: Inflacioni bie në 2,3 për qind, vazhdojmë me politika në dobi të qytetarëve

VLEN vlerëson se ulja e inflacionit në 2,3 për qind në korrik tregon për stabilizim të gjendjes ekonomike dhe e konsideron këtë rezultat si dëshmi të politikave të ndërmarra nga institucionet në mbrojtje të standardit të qytetarëve. Në konf...

gusht 18, 2026 - 16:00
VLEN: Inflacioni bie në 2,3 për qind, vazhdojmë me politika në dobi të qytetarëve

VLEN vlerëson se ulja e inflacionit në 2,3 për qind në korrik tregon për stabilizim të gjendjes ekonomike dhe e konsideron këtë rezultat si dëshmi të politikave të ndërmarra nga institucionet në mbrojtje të standardit të qytetarëve.

Në konferencën për media të VLEN-it, zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, tha se dy vite më parë, kur VLEN mori përgjegjësinë për drejtimin e institucioneve, inflacioni vjetor ishte 4,5 për qind, ndërsa në korrik të këtij viti ka zbritur në 2,3 për qind.

“Inflacioni më i ulët tregon se gjendja po stabilizohet”, tha Sulejmani, duke theksuar se VLEN do të vazhdojë me politika që synojnë mbrojtjen e standardit të qytetarëve.

Sipas VLEN-it, gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë masa për mbrojtjen e konsumatorëve dhe vendosjen e më shumë rregulli në treg. Në këtë kuadër, Sulejmani veçoi zbatimin e Ligjit për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare, i cili synon mbrojtjen e prodhuesve dhe konsumatorëve nga keqpërdorimet në tregtinë me produkte bujqësore dhe ushqimore.

VLEN gjithashtu e veçon uljen e akcizës së derivateve, duke vlerësuar se kjo masë ka ndihmuar në uljen e shpenzimeve për qytetarët dhe bizneset.

Sulejmani tha se për VLEN-in stabiliteti i çmimeve duhet të shoqërohet edhe me rritje të punësimit dhe të ardhurave.

Në këtë drejtim, ai përmendi Planin Operativ për Punësim, për të cilin janë parashikuar rreth 40 milionë euro për punësim, vetëpunësim, trajnime dhe aftësim profesional.

“Inflacioni më i ulët është vetëm një pjesë e punës. Qytetarëve u duhen vende pune, të ardhura dhe mundësi për të ecur përpara”, deklaroi Sulejmani.

Nga VLEN-i thonë se nuk pretendojnë se të gjitha problemet janë zgjidhur, por theksojnë se do të vazhdojnë me politika që synojnë që përmirësimi i treguesve ekonomikë të ndihet drejtpërdrejt në jetën e përditshme dhe në buxhetin e familjeve.

The post VLEN: Inflacioni bie në 2,3 për qind, vazhdojmë me politika në dobi të qytetarëve appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.