VLEN kritikon BDI-në, thotë se projektet janë më të rëndësishme se zgjedhjet
VLEN ka reaguar ndaj kërkesës së BDI-së për zgjedhje të parakohshme, duke akuzuar partinë opozitare se është e lidhur me pushtetin dhe keqpërdorimin e tij, përcjell TV21. Nga VLEN thonë se për ta prioritet janë projektet infrastrukturore, v...
VLEN ka reaguar ndaj kërkesës së BDI-së për zgjedhje të parakohshme, duke akuzuar partinë opozitare se është e lidhur me pushtetin dhe keqpërdorimin e tij, përcjell TV21. Nga VLEN thonë se për ta prioritet janë projektet infrastrukturore, veçanërisht vazhdimi i ndërtimit të Korridorit 8, rruga Shkup-Bllacë dhe aksi Tetovë-Prizren. Nga partia në pushtet theksojnë se zgjedhjet nuk janë prioritet, por shprehen të bindur se, kurdo që të mbahen, BDI-ja do të dalë e humbur. VLEN pretendon se shqiptarët nuk duan të kthehen te politika e vjetër dhe se, sipas tyre, “koha e BDI-së ka mbaruar”.
“Opozita e ka lodhur BDI-në. Kjo parti nuk di të funksionojë pa pushtet. Ekzistenca e tyre lidhet ngushtë me keqpërdorim pushteti, me paratë e qytetarëve, me tenderë. Për VLEN-in është e rëndësishme që të sigurojmë vazhdimin e ndërtimit të Korridorit 8, ndërtimin e rrugës Shkup – Bllacë që fillon për disa ditë dhe ndërtimin e rrugës Tetovë – Prizren, që po punohet intensivisht. Këto projekte për ne janë shumë më të rëndësishme se zgjedhjet dhe pushteti. Por, kurdo që të ketë zgjedhje, BDI do të përfundojë e poshtëruar nga shqiptarët, ashtu siç i ndodhi në zgjedhjet lokale para 1 viti. Shqiptarët nuk kthehen më prapa. Nuk i besojnë më një kaste të korruptuar, një politike të vjetëruar e cila në vend se të përfaqësojë shqiptarët, pasuroi disa individë. Koha e BDI-së ka mbaruar”, thonë nga VLEN.
The post VLEN kritikon BDI-në, thotë se projektet janë më të rëndësishme se zgjedhjet appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.