VLEN: Me Jakup Huseinin në krye të Bërvenicës synojmë komunën e 11-të

Sonte, në ora 20:00, në shkollën fillore në Çellopek, prezantojmë kandidatin e VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, dhe planprogramin e tij për zhvillimin e komunës. Me përvojën e VLEN-it në pushtetin qendror dhe në ...

tetor 4, 2026 - 11:30
VLEN: Me Jakup Huseinin në krye të Bërvenicës synojmë komunën e 11-të

Sonte, në ora 20:00, në shkollën fillore në Çellopek, prezantojmë kandidatin e VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, dhe planprogramin e tij për zhvillimin e komunës.

Me përvojën e VLEN-it në pushtetin qendror dhe në drejtimin e 10 komunave, ku janë realizuar projekte të shumta nga kuadrot e VLEN-it, synojmë që Bërvenica të bëhet komuna e 11-të.

Jakup Huseini vjen me një vizion të qartë dhe një planprogram konkret për infrastrukturën, ekonominë lokale, të rinjtë, mjedisin dhe transparencën.

Konventa e sotme shënon hapin e radhës në rrugën drejt një qeverisjeje të re në Bërvenicë, me bashkëpunim të drejtpërdrejtë ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.