VLEN për Serbinë pas Vuçiqit: Fund represionit ndaj shqiptarëve të Luginës!
VLEN ka uruar Koalicionin Shqiptar për rezultatin në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke përshëndetur fitoren e Listës Studentore dhe ndryshimin politik në Beograd. Nga VLEN presin që qeveria e re të respektojë të drejtat e shqiptarëve të...
VLEN ka uruar Koalicionin Shqiptar për rezultatin në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke përshëndetur fitoren e Listës Studentore dhe ndryshimin politik në Beograd.
Nga VLEN presin që qeveria e re të respektojë të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, t’i japë fund diskriminimit sistematik dhe pasivizimit të adresave.
Po ashtu, VLEN kërkon hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet rajonale, forcimin e bashkëpunimit dhe dialog mes Serbisë dhe Kosovës, që do të përfundojë me njohje reciproke.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.