VLEN prezanton faqen e re zyrtare, paralajmëron anëtarësimin e Maqedonisë në BE në vitin 2030

VLEN tashmë si parti politike ka ridizajnuar faqen e saj zyrtare, duke e bërë më funksionale dhe më të lehtë për përdoruesit. Në platformën e re digjitale është publikuar edhe programi i qeverisjes 2030, i cili përmban vizionin dhe priorite...

shtator 22, 2026 - 22:30
VLEN prezanton faqen e re zyrtare, paralajmëron anëtarësimin e Maqedonisë në BE në vitin 2030

VLEN tashmë si parti politike ka ridizajnuar faqen e saj zyrtare, duke e bërë më funksionale dhe më të lehtë për përdoruesit. Në platformën e re digjitale është publikuar edhe programi i qeverisjes 2030, i cili përmban vizionin dhe prioritetet strategjike për zhvillimin e vendit.

Në faqen e re, qytetarët mund të gjejnë të pasqyruara arritjet e deritanishme të partisë gjatë qeverisjes, si dhe projektet e realizuara në fusha të ndryshme. Po ashtu, janë të qasshme në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë komunikatat zyrtare, aktivitetet e përditshme dhe njoftimet publike, duke ofruar transparencë dhe informim të vazhdueshëm për opinionin publik dhe mediat.

Me këtë hap duket që VLEN synon të forcojë komunikimin me qytetarët dhe të prezantojë qartë vizionin e saj për të ardhmen por edhe punët e sotshme që janë premtuar dje.

Për më tepër rreth kësaj faqeje zyrtare të VLEN-it mund të shihni këtu: www.vlen.eu, me çka si duket ka paralajmëruar anëtarësim të vendit në BE deri në vitin 2030.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.