VLEN: Reformat vlerësohen si “impresive”, Maqedonia merr 140 milionë euro nga Plani i Rritjes
Partia VLEN ka përshëndetur vlerësimin pozitiv të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për përparimin e Maqedonisë së Veriut në zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Gjatë vizitës së saj në Shkup, von d...
Partia VLEN ka përshëndetur vlerësimin pozitiv të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për përparimin e Maqedonisë së Veriut në zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Gjatë vizitës së saj në Shkup, von der Leyen e cilësoi progresin e arritur si “impresiv” dhe paralajmëroi pagesa të reja në javët e ardhshme.
Sipas VLEN-it, Maqedonia e Veriut deri tani ka përfituar 140 milionë euro nga ky plan.
“Këto mjete janë rezultat i punës serioze dhe përkushtimit të institucioneve në përmbushjen e detyrimeve të marra”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.
Partia thekson gjithashtu se Ministria e Çështjeve Evropiane, e drejtuar nga zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali, koordinon zbatimin e Agjendës së Reformave dhe monitoron përmbushjen e detyrimeve nga institucionet.
VLEN vlerëson se fondet e përfituara janë rezultat i përparimit në zbatimin e reformave dhe përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga Plani i Rritjes.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.